Advertisement

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Durrësin mbrëmjen e së enjtes, kur një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë Urës së Dajlanit, duke shkaktuar një bilanc tragjik: një viktimë dhe disa të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, teksa mjeti po udhëtonte nga Tirana drejt Fierit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti lëvizte me shpejtësi të lartë, e dyshuar deri në 300 km/h, çka ka bërë që drejtuesi i tij të humbasë kontrollin e timonit.

Reklame

Automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe më pas ka “fluturuar” rreth 300 metra, duke përfunduar mbi një dyqan lodrash poshtë mbikalimit.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend pasagjerja 18-vjeçare, Vikena Greku. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit, Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, banues në Fier, si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Reklame