Situata para Kryeministrisë në Tiranë është tensionuar, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë, duke hedhur gurë dhe kapsolla në drejtim të tyre.
Efektivët, të rreshtuar në krye të bulevardit, janë përgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, autobotët me ujë nuk janë vënë ende në përdorim.
Reklame
Situata paraqitet kaotike, me përplasje të vazhdueshme mes palëve. Policia ka shoqëruar herë pas here protestues, ndërsa një pjesë e të rinjve të pranishëm në protestë janë të moshës 16 deri në 18 vjeç.
Përplasjet vijojnë në zonën para Kryeministrisë, ndërsa mbetet e paqartë se si do të zhvillohet situata në minutat në vijim.
Lexo edhe
Dita e gjashtë e protestës, Bashkia nis pastrimin e sheshit para Kryeministrisë
Reklame













