Kryeministri Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u ndalur te ndikimi i riorganizimit të njësive vendore në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Kryeministri theksoi se ky riorganizim nuk cenon ofrimin e shërbimeve në Poliçan, Dimal dhe njësitë e tjera, por synon një administrim më efikas dhe krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillim dhe investime në territor.
Më thoni dhe një gjë tjetër, komunat janë më mirë sot apo ishin më mirë kur ishin veç, se këto biseda unë i kam dëgjuar “mot a mot” në kohën e reformës 2015; “do na ikë kjo, do na ikë ajo; jo distanca; ohu, sa larg është Poliçani, ne jemi këtu te komuna jonë; sa larg është qendra e Urës, ne jemi te komuna jonë; ne kemi këtë, kemi atë, kemi kryetarin e komunës…
Ndodhi ndonjë gjë e kësaj natyre? A janë sot, a kanë marrë më shumë investime komunat se ç’bënin më përpara apo kanë marrë më pak? Investimet e komunave nga iu erdhën? Nga vetja? Iu erdhën nga bashkimi”, tha Rama.
Lexo edhe:














