Emiljano Millonai, i identifikuar si student në Akademinë e Policisë, është në qendër të debatit pas shfaqjes me maskë mbrëmjen e kaluar në Spitalin e Traumës, ku po merrnin ndihmë mjekësore protestues të lënduar gjatë përplasjeve në Tiranë.

Deputetë të Partisë Demokratike, të cilët shkuan në spital për të parë nga afër gjendjen dhe trajtimin e  protestuesve, denoncuan praninë e disa personave të maskuar në korridore. Sipas tyre, këta persona krijonin presion të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj protestuesve që po merrnin ndihmë mjekësore.

Reklame

Sipas pretendimeve të ngritura, dalja me maskë në këtë situatë bie ndesh me rregullat e Akademisë së Policisë. Megjithatë, rregullorja përkatëse dhe rrethanat e plota të pranisë së Millonait në spital kërkojnë verifikim zyrtar.

Deri tani, nuk ka informacion të konfirmuar për ndonjë masë disiplinore ndaj tij apo për një reagim zyrtar nga Akademia e Policisë.

 

Lexo edhe

Rama për protestat: “Studentët janë pengje të grupit të zjarrit”, akuzon Berishën dhe duart e huaja

Si duhet të komunikojnë deputetët e PS-së gjatë protestave? Zbulohen udhëzimet e Ramës

Reklame