Policia ka ndërhyrë te Parku Rinia, ku një grup të rinjsh dhe studentësh po qëndronin në shenjë proteste.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, ndërhyrja e efektivëve është kryer në mënyrë të beftë, ndërsa të rinjtë po qëndronin në park. Policia ka përdorur sasi të mëdha uji me presion për të shpërndarë protestuesit.

Reklame

Pas ndërhyrjes, efektivët janë vënë në ndjekje të të rinjve, ndërsa ka nisur shoqërimet të disa prej protestuesve.

Ngjarja vjen në kuadër të protestave të të rinjve dhe studentëve, të cilët janë mbledhur në disa zona për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi numrin e personave të shoqëruar dhe nëse ka të lënduar nga ndërhyrja policore.

Lexo edhe

Rama reagon për protestat: “Protesta është e drejtë, dhuna është krim”, paralajmëron pasoja financiare

Dita e shtatë e protestave, të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit: Kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Reklame