Dy autobotë të tjerë uji kanë mbërritur sot në Aeroportin e Rinasit nga Turqia, me një avion ushtarak, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat prej shtatë ditësh.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë tonë, autobotët pritet të përdoren gjatë protestave që po zhvillohen në kryeqytet. Deri më tani, policia ka përdorur autobotë uji për të shpërndarë turmat gjatë përplasjeve me protestuesit.

Reklame

Mbërritja e mjeteve të reja ngre pikëpyetje mbi mbështetjen e kërkuar nga autoritetet shqiptare për menaxhimin e situatës, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për marrëveshjen me palën turke apo për përdorimin konkret të autobotëve.

Siç raportuam pak minuta më parë, një avion ushtarak është ulur në Rinas. Tashmë, sipas informacioneve të redaksisë, me të kanë mbërritur edhe dy autobotët e ujit nga Turqia.

Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje mbi mbërritjen e mjeteve dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

lexo edhe

Çfarë po ndodh në Rinas? Avion ushtarak ulet pas lajmeve për Izraelin,çfarë solli në Shqipëri?

Dita e shtatë e protestave, të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit: Kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Reklame