Protesta në Tiranë është tensionuar sërish mbrëmjen e sotme, pas disa orësh qetësi. Protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh dhe molotovë në drejtim të forcave të policisë.

Efektivët e policisë po ndjekin protestuesit, ndërsa në terren është angazhuar edhe autoboti me ujë për menaxhimin e situatës.

Reklame

Gjatë incidenteve u është vënë flaka edhe koshave të mbeturinave, duke shtuar tensionet në zonën ku po zhvillohet tubimi.

Përplasjet vijnë në ditën e shtatë të protestave në kryeqytet, të cilat janë shoqëruar me incidente dhe ndërhyrje të policisë.

Lexo edhe

Aksion i policisë në Parkun Rinia, ujë dhe gaz lotësjellës ndaj protestuesve, shoqërohen disa persona

Pas shtatë ditësh protestash, vijnë përforcime nga Turqia? Dy autobotë uji zbresin në Rinas

Reklame