Advertisement

Nga Luksemburgu, ndaj kryeministrit Edi Rama nuk munguan as pyetje për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Rama u pyet për projektin në Zvërnec, për të cilin tha se duan që të realizohet një projekt që të jetë në harmoni me natyrën.

“Një, jo, nuk jam i vetëdijshëm apo nuk është se e di se cili kapitull, di që çdo kapitull ka rëndësinë e vet. Unë thjesht mbaj numrin, të tjerët që janë me mua, kaq shumë njerëz, janë të vetëdijshëm dhe njohin jo vetëm çdo kapitull po edhe çdo paragraf të çdo kapitulli. Mund t’ju garantoj të kemi një ekip fantastik.

Reklame

Dhe kjo është diçka që është pranuar edhe këtu, ku fjalët e mira nuk janë fort të lehta për t’u thënë. Për pyetjen tuaj të dytë, do t’ju ftoja të vinit në Shqipëri. Sepse kur e sheh Shqipërinë nga jashtë mund të hutohesh, mund të ngatërrohesh dhe po ta shohësh Shqipërinë me kaq filtra të sotëm të medias online, do të jeni tërësisht të hutuar dhe do të jeni të paqartë. Nuk e di se çfarë nënkuptoni me projektin e Jared Kushnerit, po po ju them atë çfarë është përmendur gjerësisht si projekt i Jared Kushner, është në fakt një projekt që përfshin shumë më tepër sesa një emër. 

Dhe është një projekt për të cilin ne kemi një ambicie të madhe dhe që duam ta realizojmë si një model për mënyrën se si të investojmë e si të zhvillojmë në kohët e sotme në harmoni me natyrën.

 Më duhet t’ju them që edhe manifestimet që janë përcjellë e transmetuar mbarë botën kanë ndihmuar për të përmirësuar dhe për të na bërë të ecim drejt rezultateve që do të jenë bindëse për shumë më shumë njerëz sesa në fillim. Po megjithatë është diçka që mbetet për t’u provuar dhe bazuar në fakte ndaj presim me padurim momentin kur do të tregojmë të gjithë punën që po bëhet. Nga ana tjetër, mendoj që ju dhe vendi juaj mund ta kuptoni shumë mirë se ç’nënkupton kur flasim për situata ku drejtësia bën punën e vet, është ajo për të cilën kemi nevojë.

Fakti që ju e dini, tregon se sistemi ka nisur të funksionojë. Njëherë e një kohë kur e nisëm këtë rrugëtim, në këtë vend, njiheshim si atdheu i kulturës së pandëshkueshmërisë. Vijmë ndërkohë këtu, në këtë ndërtesë sot e njihemi si një prej vendeve pararojë edhe sepse kultura e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe askush nuk është mbi ligjin.

 Dhe pikërisht sepse ai që dje ishte sistem i kontrolluar nga korrupsioni dhe sot është një sistem që lufton korrupsionin, jemi këtu duke mbyllur një kapitull e do kthehemi sërish për të mbyllur kapituj të tjerë. Është çështje këndvështrimi. Kështu e marrim ne motivimin dhe energjinë për të ecur përpara. Sepse nga këndvështrimi i kësaj ndërtese kështu duhet të jetë, dhe kështu duhet të ecim ne përpara”, u shpreh Rama.

Lexo edhe

Korreshi shpërthen pas përjashtimit të Bardhit dhe Balliut: “Vendim i paracaktuar nga Edi Rama”

AGJENDA E LUKSEMBURGUT/ Rama: Shqipëria mbyll sot Kapitullin 20 të negociatave të anëtarësimit në BE

Reklame