Advertisement

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse tritol në qendër të Gjirokastrës, mbrëmjen e kaluar, ka përfunduar me një viktimë dhe një person të plagosur.

Beqir Devolli, 48 vjeç, i cili drejtonte një automjet tip “Benz” që shpërtheu në ecje, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai ka ndërruar jetë në autoambulancë, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Reklame

Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe pasagjeri që ndodhej në automjet, Rigers Mela. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se automjeti është goditur nga një shpërthim i shkaktuar me lëndë plasëse tritol, ndërsa rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar dinamikën e shpërthimit dhe për të bërë të ditura detaje të tjera nga hetimet.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për autorët e dyshuar apo për motivet e mundshme të atentatit.

Lexo edhe

Atentati ishte planifikuar të bëhej në mëngjes/ Tre të arrestuarit në Lezhë nuk gjetën objektivin

Po planifikonin atentat në Lezhë/ Policia ndalon 3 persona me armë dhe motorr të vjedhur (EMRAT)

Reklame