Një aksident i pazakontë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, në Greqi, ku një automjet ka përfunduar brenda një lokali të mbushur me klientë.
Nga përplasja janë plagosur tre persona që ndodheshin në ambientet e lokalit, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve të raportuara, policia greke ka arrestuar drejtuesin e automjetit, një 45-vjeçar me shtetësi shqiptare.
Testi i alkoolit mbi tre herë më i lartë se kufiri i lejuar
Testi i alkoolit ndaj shoferit ka rezultuar pozitiv, me vlera 0,77 dhe 0,74 mg/l në ajrin e nxjerrë. Kufiri i lejuar, sipas të dhënave të bëra publike, është 0,25 mg/l.
Pas arrestimit, drejtuesi i automjetit pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, përfshirë mënyrën se si automjeti përfundoi brenda lokalit.
Lexo edhe
Policia greke zbardh arrestimin e Ilir Shtufit në Selanik: U kap në hotel pak orë pasi hyri në Greqi
Gjykata e Selanikut vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi














