Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me deklaratat e Elisa Spiropalit në Kuvend, duke i kërkuar kësaj të fundit të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të bëjë publike faktet që disponon për pretendimet mbi shantazhet e ushtruara nga Belinda Balluku ndaj kundërshtarëve politikë.
Në reagimin e tij, Këlliçi e konsideron të rëndësishme ngritjen e zërit nga një përfaqësuese e mazhorancës, e cila, sipas tij, ka denoncuar publikisht ekzistencën e presioneve brenda radhëve të pushtetit.
Ai ndalet te pretendimet për shantazhe dhe presione gjatë zgjedhjeve të vitit 2025, duke theksuar se deklaratat publike duhet të shoqërohen me fakte konkrete dhe t’u vihen në dispozicion organeve të drejtësisë.
‘Të tregojë faktet që di për shantazhimin që bën Belinda Balluku ndaj kundërshtarëve politike, brenda dhe jashtë llojit!,- shkruan Këlliçi ndër të tjera.
Lexo edhe
Prona e KAYO-S në dokumentet e TIMAK, Këlliçi: Si u përdor për tenderin në Ukrainë?













