Advertisement

Ditën e sotme, territori shqiptar do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të vranësirave dhe intervale me kthjellime.

Sipas parashikimeve të shërbimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Reklame

Në rajonet e veriperëndimit dhe jugperëndimit, reshjet pritet të jenë më të intensifikuara, duke arritur intensitet mesatar deri lokalisht të lartë. Këto zona do të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra, shkarkesa elektrike dhe breshër lokal. Gjithashtu, gjatë rënies së shiut parashikohet prani e mjegullës së dendur në nivel lokal, duke reduktuar dukshmërinë në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim kryesisht nga juglindja dhe lindja me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, luginave dhe zonave malore do të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 3 deri në 4 ballë.

Lexo edhe

Horoskopi, 11 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Rama është kokë më vete”/ Vuçiç: Fuqitë e mëdha e preferojnë më shumë se mua. E shqetëson bashkimi i shqiptarëve

Reklame