Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur disa ndryshime në institucion.
Pas shkarkimit të kryetares së komanduar Anuela Ristani, Veliaj mori frenat e bashkisë për ta drejtuar nga qelia e paraburgimit në Durrës. A2 CNN mëson se kryebashkiaku i burgosur ka shkarkuar nga detyra disa administrator të njësive në kryeqytet.
Deri më tani A2 CNN ka konfirmuar zyrtarisht nga Bashkia që këto ndryshime kanë prekur disa njësi. Drejtuesit e njësisë 5 (Piro Jani) dhe 2 (Florian Pullazi) janë larguar nga detyra. Ndërkohë, administratorja e njësisë numër 1, Trendelina Jaku, është emëruar drejtore e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndërsa administratori i Kasharit, Xhevahir Koçi, është emëruar drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacioneve.
Gjithashtu Veliaj ka emëruar këshilltare të tij Julinda Dhamen.
Lexo edhe
Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi shkon për miratim në Këshillin Bashkiak
SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak














