Ambasadori amerikan Eric Wendt ka zhvilluar një takim prezantimi me kryeministrin Edi Rama, pas nisjes së misionit të tij në Shqipëri. Të shtunën, më 26 shtator, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj.
Eric Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë që prej vitit 1991, kur mes dy vendeve u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim, ndërsa prej vitit 2023 ambasada e SHBA-ve është drejtuar nga Nancy VanHorn si e ngarkuar me punë.
Më 26 shtator, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj duke nisur kështu zyrtarisht detyrën e tij në Shqipëri.
Ndërkohë ditën e djeshme, Ambasada Amerikane ndau pamje teksa trupat e Marinsave të Shteteve të Bashkuara ngrenë flamurin amerikan.
Wendt u shpreh se forcimi i aleancës SHBA-Shqipëri është një hap për një të ardhme më të sigurtë dhe më të begatë për të dy vendet.

Lexo edhe
Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA në Shqipëri
Eric Wendt në Tiranë, ambasada amerikane pas takimit me Begajn: Fokus lufta ndaj krimit dhe mbrojtja













