Është zbardhur regjistrimi audio i Arlinda Zekajt, e cila u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, në Kosovë. Në bisedën me një efektiv të Policisë së Kosovës, ajo dëgjohet duke kërkuar ndihmë dhe duke u ankuar se institucionet nuk kishin reaguar, pavarësisht kërkesave të saj të përsëritura për mbrojtje.
Në një moment të bisedës, efektivi i thotë: “Unë ta kam thënë edhe atë ditë që nuk kam obligim për t’u marrë me ty.”
Arlinda këmbëngul se kishte shkuar vazhdimisht në komisariat dhe se situata ishte bërë e papërballueshme.
Fjalët e saj të fundit në regjistrim janë tronditëse:
“Unë vritem, s’ka lidhje. Por ju do të përgjigjeni. Krejt gratë që janë vrarë. Për krejt gratë që janë vrarë kështu janë përgjigjur, pasi kanë vdekur.”
Arlinda u vra më pas, ndërsa audio-regjistrimi ka rikthyer në vëmendje pyetjet e rënda mbi reagimin e policisë, trajtimin e denoncimeve për kërcënime dhe përgjegjësinë institucionale për mbrojtjen e grave që kërkojnë ndihmë.
A mund të ishte parandaluar kjo tragjedi nëse kërkesat e saj do të ishin trajtuar në kohë?
Lexo edhe
Dy ditë në arrati pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Albert Sylaj kapet në Deçan
Arlinda Zekaj denoncoi dhunën, por u vra pranë shtëpisë, Kurti: Urgjencë kombëtare për drejtësinë













