Situata në protestën para Kryeministrisë është tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit kanë vijuar.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u është përgjigjur me mjete për shpërndarjen e turmës, duke aktivizuar edhe automjetet e posaçme për hedhjen e ujit.

Reklame

Në terren kanë dalë edhe makinat e reja të policisë, të ardhura së fundmi nga Turqia, të cilat kanë nisur të hedhin ujë në drejtim të protestuesve.

Përplasjet kanë shënuar një tjetër përshkallëzim të situatës, ndërsa forcat e policisë vijojnë ndërhyrjen për të kontrolluar turmën dhe për të shmangur incidente të mëtejshme.

Lexo edhe

Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë

Kurti për protestat në Shqipëri: VV-ja nuk është përfshirë në protestat atje!

Reklame