Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një 30-vjeçar, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u përplasur me disa objekte anësore, përpara se të përmbysej.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Reklame
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku i aksidentit. Policia pritet të përcaktojë rrethanat e plota të ngjarjes.
Lexo edhe
Kurti për protestat në Shqipëri: VV-ja nuk është përfshirë në protestat atje!
Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë
Reklame













