Dy efektivë të Policisë kanë mbetur të plagosur gjatë një ndërhyrjeje në Malësinë e Madhe, pasi një 47-vjeçar me shtetësi gjermane i ka goditur me thikë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja nisi pas një denoncimi të bërë rreth orës 17:30 nga një 27-vjeçar, i cili raportoi se gjatë lëvizjes me automjet nga Hani i Hotit drejt Shkodrës, një drejtues tjetër mjeti dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës së tij. Episodi raportohet të ketë ndodhur pranë një karburanti, në afërsi të pikës kufitare.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë lokalizuan automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan. Drejtuesi i tij, shtetasi gjerman Jan-Friedrich Krebs, 47 vjeç, refuzoi të identifikohej dhe, gjatë përpjekjeve të efektivëve për ta neutralizuar, sulmoi me thikë dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, S. B. dhe I. S.
Të dy efektivët u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 47-vjeçari u neutralizua dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe:
Blushi dhe Këlliçi përplasen me policinë: Pse po pengoni qytetarët të lëvizin?














