Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Elon Musk ka rikthyer aksesin e Ukrainës në rrjetin satelitor Starlink, pas kufizimeve që penguan komunikimet e forcave ukrainase, shkruan BBC.

Kjo deklaratë e Trump vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se lidhja me rrjetin ushtarak Starshield, që ofrohet përmes sistemit Starlink të Musk, nuk ishte rikthyer ende plotësisht.

Reklame

Më herët, Musk kishte mohuar se ishte përgjegjës për ngadalësimin e shërbimit, i cili ndikon në aftësinë e Ukrainës për të përdorur dronë në sulmet ndaj Rusisë dhe për t’u mbrojtur nga goditjet ruse.

I pyetur për një raport sipas të cilit Trump kishte telefonuar Musk për t’i kërkuar heqjen e kufizimeve, presidenti amerikan nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt, por deklaroi: “Në fund të fundit, ai e riktheu”.

Administrata Trump kishte mohuar më parë se i kishte kërkuar kompanisë së Musk të kufizonte aksesin në shërbim.

Kufizimet e komunikimit u vendosën në një moment kur Trump po ushtronte presion ndaj Zelenskyt për të ndaluar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, të cilat, sipas presidentit amerikan, kanë ndikuar në rritjen e çmimeve.

Pse është kaq i rëndësishëm interneti i Starlink në fushën e betejës në Ukrainë?

Ukraina përdor si shërbimin civil Starlink ashtu edhe atë më të sigurt Starshield, varësisht nga komunikimet e nevojshme. Rrjetet përdorin 10,000 satelitë në orbitën e ulët të Tokës për të siguruar lidhje, veçanërisht në zona të largëta dhe fusha beteje. Lufta moderne shpesh mbështetet në përdorimin e internetit me shpejtësi të lartë për të operuar në mënyrë efektive dronët.

Lexo edhe

“Franca po digjet”, Trump fajëson emigracionin për trazirat e dhunshme

Trump: Zelensky duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

Reklame