Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar përveç presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, dukush tjetër duhet të negociojë në emër të Kievit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Ndoshta është koha që Zelenskyy të gjejë dikë tjetër për të negociuar”, u shpreh Trump, i cili edhe më 10 tetor kishte bërë thirrje që Ukraina të zëvendësonte presidentin e saj.

Reklame

Trump deklaroi gjithashtu se Rusia ka qenë “mirë” në raport me Ukrainën, duke shtuar se Moska “nuk ka bërë shumë”.

Ndërkohë, presidenti amerikan konfirmoi se SHBA-ja vazhdon të ndajë informacione inteligjence me Ukrainën.

Ai tha gjithashtu se do të shqyrtonte mundësinë që ukrainasit të vazhdojnë të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara nën statusin e mbrojtjes së përkohshme deri në përfundimin e luftës.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten një çështje kyçe në politikën e jashtme amerikane.

Lexo edhe

Trump shkarkon zëdhënësen Katie Zacharia pas 5 ditësh në detyrë! Përplasje në Shtëpinë e Bardhë

“Franca po digjet”, Trump fajëson emigracionin për trazirat e dhunshme

Reklame