Një ditë pas tensioneve dhe kaosit të regjistruar në Kuvend, Partia Socialiste ka vendosur përjashtimin për 60 ditë nga punimet parlamentare të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike.
Sipas vendimit të Komisionit të Etikës, masa disiplinore është marrë ndaj deputetëve Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.
Ndërkohë, për 14 deputetë të tjerë të opozitës nuk është vendosur përjashtimi, por vetëm tërheqja e vëmendjes. Bëhet fjalë për Gjin Gjonin, Bardh Spahinë, Albana Vokshin, Elda Hotin, Xhelal Mziun, Gent Strazimirin, Enno Bozdon, Kastriot Pirolin, Kliti Hotin, Flamur Hoxhën, Arjan Ndojën, Ivi Kason, Zija Ismailin dhe Blendi Himçin.
Vendimi vjen pas përplasjeve të një dite më parë në sallën e Kuvendit, ku deputetët demokratë bllokuan foltoren dhe situata u shoqërua me tensione gjatë zhvillimit të seancës plenare.
Përjashtimi për dy muaj përbën një masë të rëndë disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të opozitës. Vendimi pritet të ndikojë në vijimësinë e aksionit parlamentar të Partisë Demokratike, në një kohë kur përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës vijojnë të dominojnë zhvillimet politike në vend.
Lexo edhe
“Dil përjashta”/ Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile
Pas kaosit në Kuvend. PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së, 6 prej tyre me 60 ditë














