Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një mbledhje të zgjeruar në Vilën e Kuqe, ku pritet të marrin pjesë ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Sipas informacioneve paraprake, takimi do të nisë më vonë, ndërsa aktualisht Rama dhe një pjesë e ministrave ndodhen në godinën e Kryeministrisë.
Mbledhja vjen një ditë pasi kryeministri, sipas raportimeve, u ka kërkuar ministrave t’u kërkojnë dorëheqjet drejtuesve të agjencive dhe drejtorive në varësi të tyre.
Nuk ka ende detaje të bëra publike mbi rendin e ditës apo çështjet konkrete që do të diskutohen gjatë takimit. Pritet të shihet nëse mbledhja do të shoqërohet me vendime për drejtuesit e institucioneve në varësi të ministrive.
Takimi i sotëm zhvillohet në një moment të tensionuar politik, mes protestave që vijojnë dhe debatit për përgjegjësinë e qeverisë.
Lexo edhe:
Rama këmbëngul për dialog me protestuesit, vendos sërish ftesën mbi gurët me jastëk në shesh
“Dil përjashta”/ Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile














