Advertisement

Tre persona të armatosur janë arrestuar dje në Lezhë, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje.

Operacioni i policisë ka zbuluar detaje të reja për lëvizjet e tyre me një motor të vjedhur, ndërsa hetimet po ndjekin edhe pistën e një grupi të dyshuar për vrasje me pagesë.

Reklame

Siç u raportua edhe dje, në pranga kanë rënë Vincessk Piroli, Krisitian Ymeri, i njohur si “Shkambi” dhe Elden Tarja. Mësohet se atentati ishte planifikuar për t’u kryer në mëngjes, por nuk arrit realizimi i tij për shkak se nuk u identifikua objektivi.

SPAK ka shfaqur interes për hetimin me synimin për të verifikuar nëse pas të arrestuarve fshihet një grup i dyshuar për vrasje me pagesë.

Policia e Lezhës po heton për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit, sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjes dhe trafikimit të mjeteve motorike, nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës.

Lexo edhe

Po planifikonin atentat në Lezhë/ Policia ndalon 3 persona me armë dhe motorr të vjedhur (EMRAT)

U shpall në kërkim pas vdekjes së Xhuana Nikollajt. Arrestohet Eraldo Fizi në Lezhë

Reklame