Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim për një tentativë vrasjeje të ndodhur në prill të vitit 2026 në Patra.
Sipas autoriteteve greke, ngjarja lidhet me plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari, i cili mbeti i dëmtuar si pasojë e të shtënave.
Arrestimi i 32-vjeçarit u krye në orët e para të mëngjesit të së martës, më 28 korrik, gjatë një operacioni të koordinuar nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar, njësitë speciale EKAM, Sektori për Luftën kundër Zhvatjes dhe grupe të tjera operacionale të Policisë greke.
Ndaj të arrestuarit ishte lëshuar një urdhër arresti për veprat penale të tentativës së vrasjes dhe shkeljes së legjislacionit për armët.
Policia greke bëri të ditur se 32-vjeçari ishte i njohur më herët për autoritetet, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Pas arrestimit, autoritetet greke vijojnë procedurat ligjore lidhur me çështjen, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e tentativës së vrasjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e të dyshuarit.
Lexo edhe:
Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, autori dyshohet se veproi i vetëm dhe u largua në këmbë
Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje














