Advertisement

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi sot në Kuvend avancimin e reformës territoriale pa dëgjuar qytetarët e Tiranës dhe komunitetet që preken prej saj.
Gjatë debatit për procedurën, në nisje të seancës plenare, ajo u bëri thirrje deputetëve të shumicës të mos votojnë një reformë që, sipas saj, përqendron pushtetin politik, ekonomik dhe elektoral në duart e kryeministrit Edi Rama.
“Qytetarët e Tiranës, një e treta e vendit, nuk janë dëgjuar”, deklaroi Tabaku, duke ngritur shqetësimin se procesi po vijon pa dëgjuar asnjë përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.
Në përfundim, deputetja demokrate paralajmëroi se miratimi i reformës në këto kushte do të përbënte një tjetër vendim të rëndë për Kuvendin. Ajo e krahasoi përgjegjësinë e këtij votimi me atë për shembjen e Teatrit Kombëtar, ligjin për investimet strategjike dhe ligjin për zonat e mbrojtura.
“Mos ia shtoni emrin tuaj atyre tri listave”, u bëri thirrje Tabaku deputetëve socialistë. “Votoni për ata që ju kanë sjellë në Parlament.”

Lexo edhe

Reklame

Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje. Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

Tabaku kërkon garanci: Pasuritë e sekuestruara të mos rikthehen në duart e krimit

Reklame