Advertisement

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të opozitës, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Kërkesa vjen pas incidenteve të regjistruara në seancën plenare të së enjtes, gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku pati tensione mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Reklame

Sipas informacionit të bërë publik, kërkesa e Partisë Socialiste është depozituar në Sekretariatin e Etikës në Kuvend. Ky organ pritet të shqyrtojë rastin dhe të vendosë për masat e kërkuara ndaj dy deputetëve të opozitës.

Kërkesa për përjashtimin 60-ditor vjen në një klimë të tensionuar politike, pas miratimit të Reformës Territoriale, e cila ka shkaktuar kundërshtime të forta nga opozita.

Lexo edhe

85 vota pro për Territorialen/ Rama dhe Balluku në Kuvend, Bardhi hedh ujë, Braçe voton pro reformës

“Rama është ligji? 85 vota në Kuvend dhe mesazhi sfidues për kundërshtarët: “Nuk bëhen hesape pa hanxhinë”

Reklame