Advertisement

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.

Sipas njoftimit zyrtar, me shumicë votash, Kushtetuesja vendosi të shfuqizojë vendimin nr. 00-2025-658, të datës 22 prill 2025, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Reklame

Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerëson se masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndërhyn në lirinë e lëvizjes, të garantuar nga neni 38 i Kushtetutës. Sipas saj, Gjykata e Lartë nuk u ka dhënë përgjigje pretendimeve të Berishës lidhur me nevojën dhe përshtatshmërinë e kësaj mase.

Ndërkohë, për pretendimet e tjera që lidhen me cenimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor, Kushtetuesja vlerësoi se ato kanë marrë përgjigje nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm dhe se arsyetimi i tyre nuk rezulton arbitrar apo i pamjaftueshëm nga pikëpamja kushtetuese.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet e përfaqësimit të Berishës, në vlerën 60 mijë lekë, t’i ngarkohen Ministrisë së Financave.

Vendimi i plotë dhe i arsyetuar do të publikohet brenda afateve ligjore.

NJOFTIM

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e z. Sali Berisha, me objekt shfuqizimin e vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.04.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën.

Në përfundim, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. ⁠Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.04.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

4. Shpenzimet e përfaqësimit për kërkuesin, në vlerën 60.000 lekë, i ngarkohen Ministrisë së Financave.

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Berishës,

Berisha shpërthen pas votimit të reformës territoriale: “Shkelmuan interesat e qytetarëve të 15 bashkive”

Reforma Territoriale ndez Kuvendin dhe rrugët e Tiranës: Ultimatumi i Ramës, përplasjet Berisha-Klosi dhe protestuesit nën sprej

Reklame