Advertisement

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e tij dhe deputetit Klevis Balliu për 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

Në një reagim të ashpër, Bardhi ironizoi kërkesën e mazhorancës, duke thënë se mund t’i përjashtojnë edhe për katër vjet, por sipas tij, kjo nuk do të largojë frikën e kryeministrit Edi Rama.

Reklame

“Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot”, deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së e lidhi përplasjen me votimin e Reformës Territoriale, duke akuzuar kryeministrin se ka nevojë për votën e Belinda Ballukut për të miratuar vendime që, sipas tij, dëmtojnë qytetarët dhe çojnë në shkrirjen e 15 bashkive.

Bardhi kritikoi gjithashtu praninë e forcave të Gardës së Republikës gjatë seancës parlamentare, duke pretenduar se Rama është i vetmi kryeministër që shkon në Kuvend i rrethuar nga 40 efektivë.

Sipas tij, përballja e vërtetë e kryeministrit nuk është me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët Bardhi i akuzoi se janë braktisur dhe dhunuar gjatë 13 viteve të qeverisjes socialiste.

Reagimi vjen në kushtet e përshkallëzimit të tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës pas votimit të Reformës Territoriale. Kërkesa për përjashtimin e Bardhit dhe Balliut pritet të shqyrtohet nga Sekretariati i Etikës në Kuvend.

Lexo edhe

85 vota pro për Territorialen/ Rama dhe Balluku në Kuvend, Bardhi hedh ujë, Braçe voton pro reformës

Pas kaosit në Kuvend, PS kërkon 60 ditë përjashtim për Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun

Reklame