Urdhër për represion? Pamjet tregojnë qytetarin që rrihet barbarisht nga policia

Një telefonatë e dëgjuar drejtpërdrejt, ku një epror policie urdhëron efektivët civilë të Komisariateve 1, 2 dhe 4 të ushtrojnë represion në Tiranë, pa kursyer askënd. Më pas,ne media transmeton pamje tronditëse: një qytetar i futur në një qoshe goditet barbarisht me shkop gome nga policë, derisa mbetet pa ndjenja.

Reklame

A kemi të bëjmë me dhunë të pakontrolluar apo me zbatimin e një urdhri? Lidhja mes telefonatës dhe pamjeve duhet hetuar, por dhuna e filmuar kërkon përgjigje të menjëhershme.

Kush i dha urdhrat? Kush i goditi qytetarët? Dhe kush do të mbajë përgjegjësi?

Policia nuk është ushtri private e askujt. Uniforma nuk është licencë për barbarizëm dhe urdhri i eprorit nuk e vendos askënd mbi ligjin.

Kur qytetari përfundon pa ndjenja nën shkopin e atij që duhet ta mbrojë, shteti ka detyrimin të japë llogari. Heshtja institucionale nuk është përgjigje.

 

Lexo edhe

Tym, flakë dhe fishekzjarre në zemër të Tiranës, protesta del jashtë kontrollit?

Rama ironizon protestën pamje nga selia e PD-së: “Në Universitetin e Dhunës”

Reklame