Advertisement

Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here do të jenë edhe të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët priten që në orët e para të 24-orëshit, kryesisht në zonat juglindore të vendit, ndërsa gjatë mesditës vranësirat do të shtrihen edhe në zona të tjera.

Reklame

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – perëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet deri në 14 m/s.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

Reklame