Sikur asgjë të mos kishte ndodhur, fadromat kanë dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të pastruar gurët dhe mbetjet e lëna pas protestës së sotme.
Pas orëve të tensionit, përplasjeve dhe incidenteve në kryeqytet, mjetet e rënda kanë nisur punën për largimin e gurëve nga rruga dhe rikthimin e saj në gjendje të kalueshme.
Pamjet tregojnë ndërhyrjen për pastrimin e bulevardit, ndërsa protesta e 24 tetorit u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të ujit me presion dhe gazit lotsjellës.
Ndërsa qyteti nis të pastrojë gjurmët e protestës, mbeten për t’u sqaruar bilanci i plotë i incidenteve dhe përgjegjësitë për ngjarjet e regjistruara gjatë ditës.
Lexo edhe
Rama ironizon protestën pamje nga selia e PD-së: “Në Universitetin e Dhunës”
Skandaloze/ Komisariatet 1-2 dhe 4 urdhërohen në radio për të kryer masakra ndaj protestuesve













