Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas zhvillimeve të protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Balla e akuzon Berishën se ka sjellë persona që ai i cilëson si “zjarrvënës” pranë selisë së Partisë Socialiste.

Reklame

“O Saaaaali prapë i solle zjarrvënësit tek selia e Partisë Socialiste?! Po ti je shumë i lexueshëm! E ke mbushur SHQUP-in me qindra litra benzinë ku fabrikohen molotovët. TURP!”, shkruan Balla.

Reagimi i socialistit vjen në një ditë të shoqëruar me tensione, përplasje dhe incidente gjatë protestës në kryeqytet.

Balla nuk paraqet në postimin e publikuar prova për akuzat e ngritura ndaj Berishës. Deri në këtë moment, reagimi i tij duhet konsideruar si një akuzë politike dhe jo si fakt i provuar.

Lexo edhe

Tym, flakë dhe fishekzjarre në zemër të Tiranës, protesta del jashtë kontrollit?

Rama ironizon protestën pamje nga selia e PD-së: “Në Universitetin e Dhunës”

Reklame