Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se deri në orën 16:30 të datës 24 tetor 2026, gjashtë persona janë paraqitur për trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe Spitalin e Traumës (SUT), pas protestës së zhvilluar në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të ministrisë, në QSUT janë paraqitur një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria bën me dije se të gjashtë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.

Reklame

Ndërkohë, në Spitalin e Traumës janë paraqitur një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas njoftimit zyrtar, gjendja shëndetësore e të dyve është e qëndrueshme.

Bilanci i publikuar nga ministria mbështetet në të dhënat paraprake të dy spitaleve dhe i referohet situatës deri në orën 16:30.

Lexo edhe

Zjarr te Ministria e Mjedisit, protestuesit i vënë flakën derës së institucionit

Të maskuar dhe me hunj në duar, dhjetëra protestues në sheshin “Skënderbej”

Reklame