Tymi dhe flakët kanë përfshirë sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa dhjetëra të rinj të veshur me të zeza dhe me fytyra të mbuluara janë parë duke lëvizur me hunj në duar.

Pamjet vijnë në një moment kur situata në kryeqytet është e tensionuar, me përplasje dhe incidente të raportuara gjatë protestës.

Reklame

Të rinjtë e maskuar janë shfaqur në shesh, ndërsa tymi dhe flakët kanë krijuar një situatë të paqartë. Deri në këtë moment, nuk ka informacion të konfirmuar mbi identitetin e tyre, nëse janë pjesë e ndonjë grupimi të caktuar apo cili është qëllimi i lëvizjes së tyre.

 

Lexo edhe

Zjarr te Ministria e Mjedisit, protestuesit i vënë flakën derës së institucionit

Të maskuar dhe me hunj në duar, dhjetëra protestues në sheshin “Skënderbej”

Reklame