Advertisement

Një skaf me 8 persona në bord, mes tyre 7 familjarë, është përfshirë në një situatë rreziku në det në zonën e Spillesë, pasi mjeti pësoi defekt në motor dhe filloi të mbushej me ujë.

Ngjarja është konstatuar gjatë monitorimit të hapësirës detare, rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, ku shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare morën njoftimin se një mjet lundrues kishte nevojë për ndihmë.

Reklame

Efektivët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë konstatuar skafin që rrezikonte të fundosej. Policia i ka dhënë ndihmën e nevojshme drejtuesit dhe 7 familjarëve që ndodheshin në bord.

Mjeti lundrues është tërhequr nga shërbimet e Policisë dhe është nxjerrë në breg, në Karpen.

Fatmirësisht, të 8 personat kanë shpëtuar pa dëmtime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për ndërhyrjen dhe ndihmën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera pas ngjarjes rezultoi se skafi kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.

Lexo edhe:

Parashikimi i motit 31 gusht. Mot i qëndrueshëm dhe me kthjellime

Horoskopi ditor 31 gusht. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Reklame