Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.

Reklame

Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore, kryesisht në orët e mesditës e pasdites.

Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Lexo edhe:

10 destinacionet më të mira malore për verën në Shqipëri

Horoskopi ditor 31 gusht. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Reklame