Policia ka zbardhur paraprakisht pistën kryesore për shpërthimin e fuqishëm që tronditi një pallat në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u dëmtuan 10 banorë të tjerë.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shpërthimi dhe zjarri që pasoi janë shkaktuar nga prania e tepërt e gazit në banesën e 69-vjeçarit Hamit Ibro, pronarit të apartamentit ku shpërtheu zjarri.
Pas disa orësh kërkimesh intensive, rreth orës 00:40, shërbimet e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe shërbimet zjarrfikëse, arritën të gjenin trupin e pajetë të 69-vjeçarit.
Nga shpërthimi humbi jetën edhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha, e cila ndodhej në pallat në momentin e ngjarjes.
Dy viktima dhe 10 banorë të dëmtuar
Përveç dy viktimave, 10 banorë të tjerë mbetën të dëmtuar si pasojë e shpërthimit. Ata morën asistencë mjekësore në spital dhe më pas u larguan nga ambientet e tij.
Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale në pallat, ndërsa banorët u përballën me një situatë të rëndë pas dëmtimit të godinës.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të shkakut
Në hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë përfshirë strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ekspertët xhenierë të RENEA-s dhe Prokuroria e Elbasanit.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshimi paraprak është se prania e tepërt e gazit në apartament shkaktoi shpërthimin dhe më pas zjarrin.
Megjithatë, shkaku përfundimtar dhe rrethanat e plota të tragjedisë mbeten objekt hetimi. Grupi i posaçëm hetimor vijon këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe veprimet e tjera për të përcaktuar se si ndodhi shpërthimi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vlerësim.
Lexo edhe
E kërkonin në Itali për një vrasje të vitit 2000, policia i troket në derë në Vlorë! (EMRI)
Pamje tronditëse nga Elbasani, pallati i dëmtuar rëndë: Një viktimë dhe 8 të plagosur














