Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqen disa persona të neutralizuar nga efektivët e policisë.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se personat e shfaqur në video nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit të komisariateve apo në ambientet e bllokut të sigurisë, por në momentin e parë të neutralizimit të tyre në flagrancë.

Reklame

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një institucion shtetëror, ku personat në fjalë dyshohet se po tentonin të hynin dhe po sulmonin punonjësit e policisë.

“Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë”, thuhet në reagim.

Policia bën me dije se pas neutralizimit, personat janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet policore.

Reagimi vjen pas diskutimeve të krijuara në rrjetet sociale lidhur me pamjet e publikuara dhe mënyrën e trajtimit të personave të ndaluar gjatë protestave në Tiranë.

Lexo edhe

‘Pamje horror’/ Berisha denoncon trajtimin çnjerëzor e studentëve të arrestuar: Krim monstruoz!

Bardhi denoncon trajtimin e të rinjve në komisariate: “Pamje të rënda, ky është trajtim çnjerëzor!”

 

Reklame