Advertisement

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për mënyrën se si po trajtohen gjimnazistët dhe studentët e shoqëruar në komisariatet e policisë pas protestave të ditëve të fundit.

Përmes një deklarate, Bardhi i ka cilësuar pamjet nga ambientet e komisariateve si të rënda, duke ngritur akuza për trajtim çnjerëzor ndaj të rinjve.

Reklame

“Pamje të rënda brenda komisariateve! Ky është trajtim çnjerëzor. Ky është një krim i rëndë!”, shkruan Bardhi.

Ai u ka bërë thirrje organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që të ndërhyjnë urgjentisht për të dokumentuar trajtimin e gjimnazistëve dhe studentëve të shoqëruar në polici.

“U bëj thirrje organizatave të mbrojtjes së fëmijëve dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht për të dokumentuar mënyrën se si po trajtohen gjimnazistët dhe studentët nëpër komisariate”, thekson Bardhi.

Deklarata vjen në një klimë të tensionuar pas protestave dhe shoqërimeve të shumta në polici. Pretendimet për trajtimin e të rinjve kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse dhe organizatat e pavarura të të drejtave të njeriut.

Lexo edhe

Revolta e studentëve, humb ndjenjat një prej protestuesve

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e protestave në Shqipëri

Reklame