Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre për zgjidhjen e situatës politike në vend.

Sipas News24, bisedimet me kreun e shtetit janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme. Gjatë takimeve, protestuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë propozuar masa që, sipas tyre, mund të çojnë drejt zgjidhjes së krizës politike.

Reklame

Mes kërkesave të paraqitura është shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar.

Sipas propozimit të protestuesve, qeveria tranzitore do të kishte si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Deri tani, nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera mbi takimet apo qëndrimin e Presidentit Begaj lidhur me kërkesat e paraqitura.

Lexo edhe

“Edi Rama nuk është shteti”, Zhllima kritikon sjelljen e policisë gjatë protestave

Si duhet të komunikojnë deputetët e PS-së gjatë protestave? Zbulohen udhëzimet e Ramës

Reklame