Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin mbi pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se çdo institucion duhet të veprojë brenda kompetencave të tij.

Përmes një reagimi, Rama shkruan se fondi i pagave të pushtetit gjyqësor propozohet nga pushteti ekzekutiv dhe miratohet nga pushteti legjislativ.

Reklame

“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushteti ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ”, shkruan Rama.

Kryeministri i referohet edhe Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se edhe kjo gjykatë pret që Parlamenti të zbatojë vendimin e saj lidhur me pagat e gjyqësorit.

“E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shprehet Rama.

Reagimi vjen në një kohë kur gjyqtarë dhe prokurorë kanë kërkuar zbatimin e mekanizmit të ri të llogaritjes së pagave, duke kundërshtuar përdorimin e formulës së vjetër.

Debati tashmë është zhvendosur edhe në planin institucional, me përplasjen mes institucioneve për mënyrën dhe autoritetin që duhet të zbatojë vendimin për pagat e sistemit të drejtësisë.

Lexo edhe:

“Bilbili, topi dhe porta janë tuajat” / Rama shpërthen ndaj gjyqtarëve: “Po silleni si parti politike, doni t’i rrisni pagat vetes me gjyq”

Rama i prerë me gjyqtarët për pagat: Nuk do të përmbyset rendi, rritje mbi të gjithë nuk ka

Reklame