Një 37-vjeçar është arrestuar në Roskovec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Luar, ku Policia u vu në lëvizje pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri.

Reklame

Sipas njoftimit të Policisë, pas veprimeve hetimore u identifikua dhe u arrestua Besmir (Erjon) Mustaj, 37 vjeç, banues në Roskovec.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka qëlluar me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, për motive që Policia i cilëson si të dobëta.

Për rastin janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Tensione në protestë, policia ndërhyn dhe shoqëron protestuesit

Tërmet politik në Serbi, Vuçiç pranon humbjen: “Kanë fituar studentët”

Reklame