Advertisement

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e mesnatës në Tiranë, ku një 18-vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri.

Reklame

Sipas informacioneve paraprake, e reja është gjetur e plagosur në zonën e Saukut, ndërsa më herët u raportua se ajo ishte konstatuar pranë Fakultetit të Ekonomikut. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli në këtë zonë, por rrethanat mbeten ende të paqarta.

Mësohet se 18-vjeçarja, e cila dyshohet se është studente, është dërguar me urgjencë në spital rreth mesnatës, pasi kishte marrë një plagë me armë zjarri në gjoks. Identiteti i saj nuk bëhet me dije.

Aktualisht nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vetëplagosje apo nëse e reja është qëlluar nga persona të tjerë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të sqaruar dinamikën e plagosjes.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po merren në pyetje persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme.

Reklame