Advertisement
Protesta studentore, që vijon për të dytën ditë radhazi, është përshkallëzuar.
Të rinjtë i kanë vënë flakën IuteCredit që sulmuan një ditë më parë, ndërsa flakët morën përmasa të mëdha.
Reklame
Për disa minuta zjarri vijoi të djegë godinën duke rrezikuar edhe godinat e tjera përreth, ndërsa pas ndërhyrjes së autobotit flakët u vunë nën kontroll.
Kujtojmë që protesta e sotme është shoqëruar gjatë gjithë kohës me tensione dhe përplasje mes studentëve dhe efektivëve të policisë.
Të rinjtë kanë shkulur sërish kangjellat, sulmuan ministrinë e Arsimit, ndërsa hynë edhe në katin e parë duke ndezur një zjarr.
Lexo edhe
Protesta studentore, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Policia të veprojë në mënyrë proporcionale
Reklame














