Pas protestës së sotme dhe përfshirjes së gjimnazistëve në zhvillimet në Tiranë, drejtoria e gjimnazit “Partizani” ka njoftuar një takim urgjent me prindërit e nxënësve, i planifikuar për orën 13:30.
Përmes një njoftimi drejtuar prindërve, drejtoria e shkollës u kërkon të paraqiten në ambientet e institucionit, duke e cilësuar praninë e tyre si të domosdoshme.
“Drejtoria e gjimnazit ‘Partizani’ ju njofton për një takim urgjent të të gjithë prindërve në shkollë, në orën 13:30. Prania juaj është e domosdoshme”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga drejtoria.
Takimi vjen në një moment kur protesta e të rinjve në Tiranë ka përfshirë edhe nxënës të shkollave të mesme, krahas studentëve të universiteteve.
Megjithatë, deri në këtë moment, nuk ka një informacion zyrtar mbi temat konkrete që do të diskutohen në takimin me prindërit apo nëse njoftimi lidhet drejtpërdrejt me pjesëmarrjen e nxënësve në protestë.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar vëmendjen ndaj situatës në institucionet arsimore, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë njoftime të tjera nga drejtoria e shkollës apo strukturat arsimore.
Lexo edhe
Policia apel protestuesve: Ruani qetësinë, personat që kryejnë akte dhune do të mbajnë përgjegjësi
Protesta studentore, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Policia të veprojë në mënyrë proporcionale














