Advertisement
Kjo e hënë pritet të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë vendin, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë ditës.
Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore të lindjes, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në veri, qendër dhe në relievet malore të lindjes dhe jugut të Shqipërisë.
Reklame
Në zonat e larta malore, reshjet mund të shoqërohen lokalisht me shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 17 m/s.
Deti do të paraqitet me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë në Adriatik dhe Jon.
Reklame














