Protesta në Tiranë ka shënuar një tjetër episod të rëndë, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit.

Ngjarja vjen pas përplasjeve të regjistruara gjatë tubimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa turma është zhvendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Reklame

Deri në këtë moment, nuk ka informacion të konfirmuar për përmasat e dëmeve në godinën e ministrisë apo nëse ka persona të lënduar nga ky incident.

Zhvillimet vijnë në një klimë të tensionuar, ndërsa protesta kundër qeverisë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Lexo edhe

Përplasje para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

Përplasjet zhvendosen te “Myslim Shyri”, policia ndjek protestuesit, digjen koshat

Reklame