Mijëra protestues janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në vijim të tubimit kundër qeverisë. Protesta është zhvendosur drejt kësaj godine, ku studentët dhe mbështetës të opozitës janë bashkuar në një thirrje të përbashkët kundër qeverisë.
Gjatë tubimit është djegur një kosh plehrash, ndërsa situata para Ministrisë së Arsimit mbetet në vëmendje për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve.
Protesta vjen pas grumbullimit të mëparshëm para Kryeministrisë, nga ku një pjesë e protestuesve marshuan drejt Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar studentëve.
Tubimi vijon mes thirrjeve kundër qeverisë, ndërsa zhvillimet në terren mbeten për t’u ndjekur.
Lexo edhe
Pak minuta para protestës, Skënder Hita zbret në terren dhe jep porositë e fundit
Policia paralajmëron para protestës: Do të identifikohen edhe personat e maskuar













