Protesta e studentëve ka marrë mbështetjen e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e cila ka njoftuar bojkotin e procesit mësimor dhe u ka bërë thirrje pedagogëve të dalin në shesh përkrah të rinjve.

Përfaqësues të sindikatës deklaruan se trupa akademike është në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre. Sipas Aleksandër Kovaçit, situata e krijuar ka bërë që edhe mbledhjet e kryesisë së sindikatës të zhvillohen pranë protestuesve.

Reklame

Kovaçi u bëri thirrje të gjithë pedagogëve që të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, për të marshuar më pas drejt zonës ku po zhvillohet protesta.

Vendimi për bojkotin shënon një tjetër zhvillim në protestat që prej ditësh po vijojnë në Tiranë. Pas studentëve, tashmë edhe përfaqësues të stafit akademik po deklarojnë publikisht mbështetjen e tyre, duke kërkuar që shqetësimet e të rinjve të merren seriozisht.

Me pedagogët në krah të studentëve, presioni për plotësimin e kërkesave të protestuesve zgjerohet edhe në universitete. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se sa i gjerë do të jetë bojkoti dhe si do të ndikojë ai në zhvillimin e procesit mësimor në ditët në vijim.

Lexo edhe

“Jeni fshehur nga protestat?” Rama përplaset me deputetët e PS: Heshtja po ju bën të dyshimtë

“Jeni fshehur nga protestat?” Rama përplaset me deputetët e PS: Heshtja po ju bën të dyshimtë

Reklame