Kryeministri Edi Rama ka përsëritur pyetjen e bërë edhe dy ditë më parë: “Dialog, por me kë?” Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që nis me vendosjen e karrigeve para kryeministrisë me ftesën për dialog, ndërsa pritej edhe bashkimi në protestë i një grupi pedagogësh.“Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, tha kryeministri.

Më pas, Rama ka bashkëngjitur një moment duke ndjekur zhvillimet e protestës dhe thirrjet e vazhdueshme nga sheshi para kryeministrisë.“Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi, s’duam dialog. Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, thotë kryeministri.

Reklame

Videoja mbyllet me thyerjen e karrigeve që ishte qartazi edhe refuzimi i dialogut nga pedagogët.

Lexo edhe

“Jeni fshehur nga protestat?” Rama përplaset me deputetët e PS: Heshtja po ju bën të dyshimtë

Rama nxjerr karriget për studentët, Koceku kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit

Reklame